• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Pastruesit” në BE marrin sa dyfishi i menaxherëve në Shqipëri/ Pagat sipas profesioneve 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Pasuria financiare e shqiptarëve llogaritet 8,1 miliardë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Menaxherët dhe profesionistët në Shqipëri paguhen shumë më pak se kolegët e tyre në shtetet e Bashkimit Europian dhe gati sa gjysma e profesioneve elementare në shumë shtete.

Eurostat ka publikuar fitimet mesatare për orë, sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve, për vitin 2018, duke përfshirë nga vendet e rajonit Shqipërinë dhe Serbinë.

Shqipëria ka pagën orare mesatare më të ulëtën në Europë, me vetëm 2.3 euro, nga 3.41 euro në Serbi dhe 15 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian. (të dhënat e tjera rajonale tregojnë se dhe Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut kanë paga mesatare dhe ato sipas profesioneve më të larta sesa Shqipëria- shënim i Monitor).

Në Europë, pagat më të lartë në total i kanë Zvicra (35.6 euro/orë), Norvegjia (29.8 euro) dhe Danimarka (29.5 euro)- shiko grafikun Paga mesatare orare, total, 2018.

Diferenca me shtetet e Bashkimit Europian dhe Shqipërisë është shumë e lartë për pozicionet drejtuese dhe për profesionistët.

Menaxherët në Shqipëri paguhen 4.45 euro për orë, nga 28.6 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian. Rekordin e mban sërish Zvicra, me 55 euro/orë, e ndjekur nga Danimarka (50.8) dhe Luksemburgu (49.5). shiko grafikun: Paga mesatare orare, menaxherët, 2018.

Profesionistët në Shqipëri paguhen mesatarisht 3.12 euro/orë, në raport me 21.36 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian.
Profesioni më pak i paguar në Shqipëri është ai i punëve elementare (siç janë pastruesit dhe ndihmësit, punëtorët, ndihmësit e përgatitjes së ushqimit, shitjet në rrugë dhe punëtorët e tjerë të shitjes dhe shërbimit), me 1.48 euro/orë, nga 9.65 euro që është mesatarja e BE-së për të njëjtin profesion.

Në fakt, ky profesion që është më pak i paguari në vendet e BE-së ka fitime mesatare dy herë më të larta sesa të menaxherëve në Shqipëri (përkatësisht 9.65 euro/orë, përkundrejt 4.7 euro/orë).
Paga mesatare në Europë

Sipas Eurostat, në vendet e Bashkimit Europian, fitimet bruto për orë kanë ndryshime të mëdha sipas profesioneve. Bazuar në të dhënat e hollësishme të fitimeve për vitin 2018, menaxherët ishin profesioni më i paguar në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së. Në nivelin e BE-së, me fitime mesatare bruto në orë prej 28,6 €, menaxherët ishin përpara profesionistëve (21,4 €), të ndjekur nga teknikët (17,8 €).

Në skajin e kundërt të shkallës, profesionet elementare (siç janë pastruesit dhe ndihmësit, punëtorët, ndihmësit e përgatitjes së ushqimit, shitjet në rrugë dhe punëtorët e tjerë të shitjes dhe shërbimit) ishin profesioni më pak i paguar në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së, me përjashtim të Danimarkës, ku shërbimi dhe punëtorët e shitjeve kanë fituar më pak. Në nivelin e BE-së, profesionet elementare (9,7 € / orë) u pasuan nga punonjësit e shërbimeve dhe shitjeve (11,2 €), operatorët dhe montuesit e impianteve dhe makinerive (11,5 €).

Në tërësi, të ardhurat mesatare bruto për orë të profesionit më të paguar në BE ishin rreth tre herë më të larta se ato të profesionit më pak të paguar. Më saktësisht, të ardhurat bruto për orë të një menaxheri në BE (28.6 €) ishin pothuajse tre herë më të larta se sa një punonjës elementar (9.7 €).

Në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së, ky raport ishte më i larti në Qipro, ku menaxherët (31,7 € / orë) paguheshin mesatarisht pesë herë më shumë sesa punëtorët elementarë (6,3 € / orë). Në të kundërt, raporti ishte më i ulët në Danimarkë, ku menaxherët (50,9 €) paguhen rreth dy herë më shumë sesa punonjësit e shërbimeve dhe shitjeve (22,2 €). /Monitor/

Pas

Vdekja e gazetares së BBC/ Dyshime të forta se kishte mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës 

Para

Djali i Remzi Hoxhës për Sali Berishën: Ka shkelur mbi kufoma, të mos shkojë në botën tjetër pa ndjerë dhimbjet që na ka shkaktuar

Para
Djali i Remzi Hoxhës për Sali Berishën: Ka shkelur mbi kufoma, të mos shkojë në botën tjetër pa ndjerë dhimbjet që na ka shkaktuar

Djali i Remzi Hoxhës për Sali Berishën: Ka shkelur mbi kufoma, të mos shkojë në botën tjetër pa ndjerë dhimbjet që na ka shkaktuar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

nga Fast News
08:51 | 10/11/2025
0

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

Recent News

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

08:51 | 10/11/2025
Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar