• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Pas shkarkimit do shpallet ‘NON-GRATA’” Ngjela befason me atë që thotë për Metën: Do merret i pandehur

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Pas shkarkimit do shpallet ‘NON-GRATA’” Ngjela befason me atë që thotë për Metën: Do merret i pandehur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela nuk i ndal deklaratat e forta në lidhje me situatën politike në vendin tonë.

Ai ka paralajmëruar një fund të hidhur për presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.





Të shtunën Kreu i Shtetit i doli Berishës në krah duke sulmuar amerikanët, por për Ngjelën, Meta rrezikon të ketë një fat edhe më të keq se ish-kryeministri.

Avokati thekson se politika amerikane është duke e mbajtur fjalën e dhënë ndaj shqiptarëve për luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Ai tha se rasti i parë që e provon këtë është shpallja “non grata” e Berishës e rasti i dytë së shpejti do të jetë shkarkimi i Metës. Sipas Ngjelës në javën paraardhëse Parlamenti do të pushojë Metën dhe Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin për heqjen e postit duke e lënë kështu pa imunitet dhe kjo pritet të jetë faza e parë.

“Politika amerikane po e mban zotimin që ua ka bërë shqiptarëve për likuidimin e korrupsionit të lartë shtetëror. Dhe koha erdhi. Departamenti i Shtetit e shpalli Sali Berishën njeri të padëshiruar dhe të papranueshëm për Amerikën. Të premten konstitucionalistët në Komisionin e Hetimit Parlamentar argumentuan që presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën. Javën që vjen, Parlamenti do të pushojë Metën me 2/3 e votave. Dhe çështja menjëherë i shkon Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese merr vendimin për pushimin e Metës nga posti i Presidentit të Republikës dhe kështu kuptohet se Meta është pa imunitet. Kjo është faza e parë”, tha avokati. Ngjela u shpreh se faza e dytë hapet me shpalljen e Metës “non grata” dhe do të vazhdojë me goditjen kundër grupit të parë të korrupsionit të lartë shtetëror. Ai tha se krerët e korrupsionit të lartë nuk kanë asnjë mundësi për të vepruar pasi sipas tij trupat ushtarake të “Defender 21” janë duke zhvilluar trajnimin kundër kërcënimit rus në vend.

“Si rregull, faza e dytë duhet të fillojë me shpalljen e Ilir Metës si person non grata në SHBA dhe me goditjen penale të Berishës dhe të Metës. Por, shenjat janë që bashkë me ta, do të fillojë edhe goditja penale për grupin e parë të të korruptuarve të lartë. Po këta krerë të korrupsionit të lartë shtetëror, do të kundërveprojnë? E kanë të pamundur. Ata para një muaji, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, thanë se do të bënin kryengritje. Pse nuk e bënë? Sepse sot në Shqipëri janë 8000 trupa ushtarake amerikane, me të cilat po zhvillohet një stërvitje ushtarake me synim kundër kërcënimit rus kundrejt Shqipërisë”, tha ai.

Ngjela ironizon padinë e Berishës ndaj Blinken

Avokati Ngjela u shpreh se të korruptuarit e lartë në Tiranë i ka zënë frika saqë flasin përçart. Ai mori si shembull padinë e Berishës kundrejt Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Sipas tij është për të qeshur fakti sesi Berisha mendon se mund ta dënojë Blinken në një gjykatë franceze asnjanëse. “E gjithë kjo situatë force kundër korrupsionit të lartë shtetëror, ka sjellë një frikë që i ka bërë të flasin përçart. Saliu, për shembull, u tha shqiptarëve se do të fuste në burg Sekretarin e Shtetit amerikan Blinken, që e kishte shpallur person “non grata” në Amerikë. Por, shqiptarët e pyetën ku do ta dënonin Blinkenin? Dhe Berisha iu tha: Unë do ta dënoj në një vend asnjanës, në Francë. Dhe shqiptarët i bëri për të qeshur. Po ta dinte presidenti i Francës, Sharl de Gaulle këtë formulë çudibërëse të Berishës, do ta kishte dënuar me burgim John Kennedy-n qëkurse ky ishte senator dhe fyeu rëndë presidentin e Francës. Ku ta dinte De Gaulle i shkretë që me një gjykatë franceze, si Saliu sot, mund ta kishte burgosur Kenedin”, ironizoi Ngjela.

Pas

Kush do e prezantojë “Big Brother VIP”? Zbulohet emri i moderatores, një nga më të komentuarat në Shqipëri

Para

Si të pastroni enët metalike të kuzhinës me metoda natyrale

Para
Si të pastroni enët metalike të kuzhinës me metoda natyrale

Si të pastroni enët metalike të kuzhinës me metoda natyrale

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

nga Fast News
14:10 | 22/08/2025
0

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Recent News

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

14:10 | 22/08/2025
Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar