Gjykata jep 1 vit urdhër mbrojtje për tre fëmijët dhe nënën e familjes Troka, mirëpo për dhunuesin që është babai i tyre, u vendos që do të rrijë në të njëjtën shtëpi me ta.
Ervis Troka vetëm 28 vjeç nga fshati Frakull e vogël, ankohet se babai i tij i rreh vazhdimisht dy motrat dhe nënën, madje ka thyer edhe dyert e xhamat e shtëpisë. Një sfurk ai e mban nën krevati me të cilin sipas tij kërcënon se do t’i vrasë. Motrat janë maxhorene, njëra është me probleme të theksuara të shendetit mendor ndërsa tjetra punon në arë tek xhaxhai i saj.
Për momentin, urdhëri i mbrojtjes ka mbaruar, por edhe kur ishin me urdhër mbrojtje, gjykata kishte vendosur që dhunuesi do të rrinte në një shtëpi me ta. Sipas djalit, aktualisht janë në proces gjyqësor për dhunë, por nuk munden dot të jetojnë në të njëjtën shtëpi me dhunuesin.
Ervis Troka dhe e motra e tij tregojnë se si babai i ka rrahur dhe keqtrajtuar gjatë gjithë jetës. Ai ka shkatërruar pothuajse totalisht shtëpinë ku jetojnë duke shkulur dyert dhe thyer xhamat. Ai rreh edhe motrën me probleme mendore, edhe nënën, madje njëra nga motrat, me e madhja ka një të çarë në buzë të cilën pretendon se ja ka bërë babai.
Ajo thotë se jetojnë vetëm me kempin e motrës dhe punën që bën ajo në arë. Vëllai është i papunë, e ëma po ashtu. Lekët e pensionit që merr, babai dhunues nuk i çon në shtëpi. Djali tregon sfurkun që babai mban poshtë krevatit më të cilin thotë se i kërcënon se do t’i vrasë.
“Fiks fare” u interesua edhe tek oficeri i zonës Arian Mema, ku në një telefonatë për Fiksin thotë se e njeh rastin shumë mirë. Aktualisht janë në proces gjyqësor për dhunë në familje. Gjykata ka lëshuar urdhërin e mbrojtjes por ka thënë që dhunuesi do të qëndrojë në një shtëpi me ta. Ky urdhër mbrojtje për momentin ka përfunduar dhe ata presin vendimin e gjykatës.