Përballje shumë e fortë cilësohet ajo që ndodhi sot mes Juventusit dhe Milanit në Torino.
Qëllim i dy ekipeve ishte vetëm 3 pikëshi, në mënyrë që të siguronin një vend sezonin e ardhshëm për në Champions League.
Spanjolli i huazuar nga Real Madrid, Brahim Diaz arriti të zhbllokojë rezultatin me një super gol të shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë.
Bardhezinjtë u treguan të pafuqishëm për të barazuar edhe me fillimin e pjesës së dytë.
Që ndeshja të gjallërohej disi u desh të futej në fushë Ante Rebic.
Kroati arriti të shënonte një gold he më të bukur se shoku i skuadrës pikërisht në minutën e 78.
Vetëm katër minuta më vonë, blerja e merkatos së janarit, Fikay Tomorri i dha goditjen finale Juventusit. Mbrojtësi anglez kërceu më lart se mbrotja e bardhezinjve për të shënuar golin e tretë dhe të fundit të takimit.
Interi ka siguruar matematikisht titullin kampion pas 11 vitesh, duke i dhënë fund kështu hegjemonisë 10 vjeccare të Juventusit. Gara për tre vendet e tjera në Champions në kampionatin italian është tepër e fortë, pasi Milani, Atalanta, Juventusi, Napoli dhe Lazio janë shumë pranë njëra-tjetrës kur kanë mbetur dhe 3 ndeshje që të mbyllet Seria A.