• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Kurti, Merkel: Rezultat i dialogut duhet të jetë njohja reciproke

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Kurti, Merkel: Rezultat i dialogut duhet të jetë njohja reciproke
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti të hënën një takim virtual me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën, pos tjerash, bisedoi edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas një komunikate për media, të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti tha se dialogu me Serbinë “duhet të jetë dialog mes dy palëve të barabarta, që zgjidh kontestet mes dy shteteve e që normalizon marrëdhëniet ndërmjet tyre”.

Në komunikatë thuhet se Kurti dhe Merkel “u pajtuan që procesi i dialogut duhet të jetë i drejtë” dhe “i ndërtuar mbi mirëbesim” dhe se rezultati i tij “duhet të jetë njohja reciproke”.

“Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial nuk mund të jenë temë e bisedimeve dhe nuk mund të kthehemi në kohën para vitit 2008”, tha Kurti.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë pritet të rinisë në qershor.

Mungesa e “karotave” të BE-së për dialogun me Serbinë
Kurti dhe Merkel biseduan edhe për Procesin e Berlinit dhe rëndësinë e tij në nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

“Në pritje të Samitit të Berlinit, që do të mbahet në fillim të korrikut, kryeministri Kurti theksoi se rajoni ka nevojë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, por jo për projekte si zëvendësim i BE-së. Ai shtoi se bashkëpunimi ekonomik duhet të shkojë paralel me demokratizimin e rajonit”, thuhet në komunikatë.

Po sipas saj, Kurti kërkoi nga kancelarja gjermane angazhim për liberalizmin e vizave për popullin e Kosovës, duke thënë se “Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim” dhe se “Gjermania mund të ndihmojë ta shtyjë këtë çështje përpara”.

Kancelarja Merkel citohet të ketë rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./rel

Pas

Ndreca: Ju fyeni për gjithçka që nuk ju hyn në xhep. Gjekmarkaj: Jeni futur në çdo kotec për tu bërë palë me…

Para

“Shtatzënë dhe nënë e një djali të mitur”/ Gazetarja palestineze humb jetën nga shpërthimi i një bombe në Gaza

Para
“Shtatzënë dhe nënë e një djali të mitur”/ Gazetarja palestineze humb jetën nga shpërthimi i një bombe në Gaza

"Shtatzënë dhe nënë e një djali të mitur"/ Gazetarja palestineze humb jetën nga shpërthimi i një bombe në Gaza

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

nga Fast News
08:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025
Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

09:00 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar