• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Kanë hyrë në histori/ Nga maskimi si grua deri te tuneli në mur, ja arratisjet më të bujshme nga burgu

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Kanë hyrë në histori/ Nga maskimi si grua deri te tuneli në mur, ja arratisjet më të bujshme nga burgu
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ka shumë lloj arratisjesh nga burgu të cilat kanë hyrë në histori.

Disa prej tyre ishin aq spektakolare sa janë kthyer në skena filmi për Hollywood.

Në përgjithësi burgjet konsiderohen si vendet më të sigurta në botë.

Kjo ndodh sepse muret dhe gardhet rrethuese të sigurisë janë ndërtuar me qëllim që të arrestuarit të mbahen mbyllur.

Megjithatë ndër vite janë shënuar arratisje spektakolare nga burgjet e sigurisë së lartë.

-Një nga rastet më të bujshëm është ai që ndodhi në burgun Alcatraz në 11 qershor të vitit 1962. Reputacioni që ky burg kishte krijuar u prish kur vëllezërit John dhe Clarence Anlin së bashku me Frank Lee Morris arritën të shpëtonin nga një tunel në mur. Ata lanë disa letra në shtretërit e tyre dhe më pas shpëtuan me një gomone të cilën e krijuan vetë me disa mushama të vjedhura.

Zyrtarët shtetërorë asokohe thanë se tre të arratisurit u mbytën në det por trupat e tyre nuk u gjetën kurrë, duke bërë që shumë njerëz të besonin se tre të arratisurit kishin arritur të mbijetonin. Në vitin 1979 kjo arratisje u riprodhua në ekranin e vogël duke u kthyer në film. Ky film mori titullin “Arratisja nga Alcatraz-i”, me protagonist Clint Eastëood.

-Një tjetër arratisje që hyri në histori ishte ajo e Michel Vaujour. Ai ishte burgosur për vrasje të mbetur në tentativë dhe grabitje me armë më Paris. Vaujour u arratis nga burgu me ndihmën e gruas së tij. Për të shpëtuar ai pikturoi disa nektarina që të dukeshin si granata. Kështu ai arriti të dilte në çatinë e burgut ku gruaja e tij po e priste me helikopter. Pas arratisjes ata zbritën në një fushë futbolli. Disa kohë më pas Vaujour u arrestua gjatë një grabitje, ku mbeti edhe i plagosur.

-Choi Gab-bok, mësuesi korean i Yogas ishte dërguar pas hekurave për grabitje. Ai arriti të arratisej nga qelia e tij në Daegu në vitin 2012 përmes pritjes në një zonë me kangjella ku merrte ushqimin e tij. Ai u lye me vaj në mënyrë që të rrëshqiste pa vështirës gjatë kohës kur rojet po flinin. Arratisja e tij zgjati vetëm 6 ditë, pasi u vu sërish në pranga.

-Historia e udhëheqësit të kartelit meksikan i quajtur zot i drogës, El Chapo ka bërë shumë bujë.
Ai konsiderohej si tregtari më i madh i “miellit” të bardhë. El Chapo ka arritur të arratiset dy herë nga burg ndërsa jeta e tij është treguar në filmat që transmetohen në Netflix. Arratisja e tij e parë ishte në vitin 2001 kur mashtroi me anë të rryshfetit rojet e burgut ku po vuante dënimin. Katërmbëdhjetë vite më vonë, në vitin 2015 ai u arratis për herë të dytë përmes një tuneli të ndërtuar në dushet e burgut Altiplano në Almoloya, Meksikë. Një vit më vonë ai u arrestua sërish dhe tani po vuan një dënim të përjetshëm.

-Një tjetër arratisje që ka rrëmbyer shumë vëmendje është ajo e Ronaldo Silvës i cili arriti të ikte nga burgu i veshur me rroba grash të cilat ia kishte marrë të shoqes gjatë një vizite në burg. Silva depiloi të gjithë trupin, vuri një paruke në kohë dhe buzëkuq. Ai veshi një fustan të gjatë blu dhe këpucë të kuqe më takë të lartë, duke kaluar përmes portës së burgut. Skenari i tij nuk zgjati më shumë se gjysmë ore. Autoritetet e vëna nën alarm arritën ta kapin atë sërish.

Pas

Tronditet Kosova/ Ndërrojnë jetë dy fëmijë 8-vjeç, u përplasën nga makina

Para

Pesë mitet e mëdha rreth Luftës së Dytë Botërore

Para
Pesë mitet e mëdha rreth Luftës së Dytë Botërore

Pesë mitet e mëdha rreth Luftës së Dytë Botërore

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar