Anxhela Peristeri do të performojë sot në natën finale e dyta në radhë në Eurovizion.
Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja ka bërë thirrje për votim dhe ka ndarë me ndjekësit mënyrën sesi mund të votjnë.
“Sonte eshte nata finale e Eurovizionit.Une do performoj e dyta. Te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise mund te votojne ne nr e shtetit perkates me kodin 02 ne momentin qe fillon votimi dhe nr i telefonit shfaqet ne ekran!Nga nje telefon mund te votohet deri ne 20 here.Faleminderit shume per mbeshtetjen! Ju dua,”- ka shkruar Anxhela Peristeri.