• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Erisa Xhixho pasi siguroi mandat: Ishin zgjedhjet më të vështira, LSI u përball me presion nga shteti dhe bandat

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Erisa Xhixho pasi siguroi mandat: Ishin zgjedhjet më të vështira, LSI u përball me presion nga shteti dhe bandat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, e cila arriti që të siguronte mandatin e saj në këto zgjedhje, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i dhanë në datën 25 prill.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Xhixho shprehu mirënjohjen e saj karshi të rinjve, vajzave dhe djemve të LRI-së, të cilët vendosën t’i përkasin një force politike ku ata janë protagonistë, frymëzues dhe drejtues të saj.

“Këto zgjedhje ishin nga më të vështirat e 15 viteve të angazhimit tim politik, u përballëm me presionin e shtetit, me banda, me blerjen e votës, të dinjitetit e varfërisë së zgjedhësve, me frikën e qytetarëve për të bërë një foto në biznesin e tyre apo me shfaqjen në krahun tonë, pasi i trembeshin hakmarrjes së partisë-shtet”, – shkruan midis të tjerash Xhixho.

Postimi i plotë:
Faleminderit nga zemra për çdo qytetar që më ka hapur derën, që me energji dhe forcën e karakterit ishte pjesë e fushatës së LSI-së, që votoi LSI-në, të cilat për mua janë e do mbeten vota zemre e guximi.

Mirënjohje për secilin nga të rinjtë, vajzat e djemtë e LRI-së, që vendosën t’i përkasin një force politike ku ata janë protagonistë, frymëzues dhe drejtues të saj.
Që sollën në këtë fushatë ide, profesionalizëm dhe një qasje europiane e qytetare e të bërit politikë, duke respektuar dinjitetin e qytetarëve dhe jo përdhosur atë. E di, kjo është një rrugë e vështirë, por e drejtë.
Faleminderit strukturave të LSI-së të njësisë nr. 1 dhe 2, me të cilat unë pata nderin të punoj, e që për mua nuk janë thjesht anëtare partie, por janë miqtë e mi, heronjtë e mi sot e gjithë jetën time. Ata janë forca ime e frymëzimi im.
E di, u kërcënuat, u shantazhuat, tentuan t’ju blejnë e t’ju diskreditojnë me lloj-lloj formash, por ju rezistuat e luftuat deri në fund me dinjitet, sepse besojmë te politika e vlerave dhe te misioni ynë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.
Këto zgjedhje ishin nga më të vështirat e 15 viteve të angazhimit tim politik, u përballëm me presionin e shtetit, me banda, me blerjen e votës, të dinjitetit e varfërisë së zgjedhësve, me frikën e qytetarëve për të bërë një foto në biznesin e tyre apo me shfaqjen në krahun tonë, pasi i trembeshin hakmarrjes së partisë-shtet.
Hakmarrja nuk mungoi, pasi prindërit e të rinjve të angazhuar në LSI u persekutuan, u hoqën nga puna, siç ndodhi me atë prind që e pagoi me papunësi vetëm për një përqafim të fëmijës së tij në një takim elektoral.
Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë fëmijët tanë, ndaj jemi më të bindur se kurrë në vazhdimin e betejës sonë.
Unë nuk do ndalem, do më keni gjithmonë në krah, me zemër e shpirt për çdo shqetësim tuajin, gjithmonë e gatshme dhe e vendosur për t’ju përfaqësuar, pjesë e asaj politike që kujdeset e mban fjalën.
Beteja jonë do të vazhdojë çdo ditë, pasi procesi nuk ka përfunduar ende, si asnjëherë më parë 5% e fletëve të votimit kanë dalë të pavlefshme, plot 83028 fletë. Ne nuk do ndalojmë deri në numërimin dhe rinumërimin e çdo vote të vlefshme, në respekt të vullnetit të çdo votuesi. Qytetarët shqiptarë meritojnë që procesi të mbyllet me transparencë dhe në bazë të ligjit deri në fund, sepse besimi i tyre te fuqia e votës jo vetëm s’duhet cenuar, por është me rëndësi për demokracinë në vendin tonë.
Misioni vazhdon….??

 

 

Pas

EMRI/ Po punonte në ndërtim, bie nga lartësia dhe humb jetën 24-vjeçari shqiptar 

Para

100 raste të reja me virus/ Ja sa viktima u shënuan në vendin tonë në 24 orë

Para
3 humbje jete në 24 orë në vend, ja sa raste të reja u shënuan nga virusi

100 raste të reja me virus/ Ja sa viktima u shënuan në vendin tonë në 24 orë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

Recent News

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025
Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar