Ajo që ka ndodhur në SHBA mund të cilësohet si ngjarja më tronditëse e ndodhur ndonjëherë. Një 14-vjeçare është paraqitur në një restorant të Neë Jersey-t, me një foshnjë të porsalindur në krahë. Për më tepër, fëmijës nuk i ishte shkëputur ende kordoni i kërthizës.
Mediat e huaja kanë publikuar një video në të cilën shihet se si vajza futet në restorant, afrohet në një tavolinë dhe i kërkon një klienteje që ta mbante foshnjën për disa momente. Pas kësaj, ajo është larguar menjëherë dhe nuk u kthye më.
“Dukej shumë e dëshpëruar. Më la foshnjën në krahë, më tha që do të kthehem shpejt, mirëpo nuk erdhi më”, u shpreh Aguilar, gruaja e cila mori foshnjën.
Mësohet se policia ka mundur të gjejë 14-vjeçaren. Adoleshentja e ka mohuar aktin, teksa para uniformave blu ka thënë se në video nuk është ajo.
Sipas raportimeve, foshnja do të dërgohet në shtëpinë e fëmijës. 14-vjeçarja nuk pritet të përballet me akuza penale.