• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“E humbët mundësinë” Komisioni Hetimor e kërkoi në seancë, Meta kthen përgjigje ‘flakë për flakë’

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“E humbët mundësinë” Komisioni Hetimor e kërkoi në seancë, Meta kthen përgjigje ‘flakë për flakë’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas  letrës së Komisionit Hetimor që e kërkoi në seancë dëgjimore, ka ardhur dhe përgjigja e presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë që sot është afati i fundit i paraqitjes së  tij në Komision, Kreu i Shtetit e konsideron atë ilegjitim, duke theksuar se nuk bëhet palë me askënd për të shkelur Kushtetutën.

Përmes një shkrese zyrtare, Meta thekson se: “Kuvendi i Shqipërisë e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, duke e mohuar këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht“, thuhet në përgjigje.

“Presidenti i Republikës nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit“, vijon kreu i shtetit.

Përgjigjja e Presidencës 



Pranë Institucionit të Presidentit të Republikës është administruar shkresa nr. 1081/36 prot., datë 21.5.2021, e Kuvendit, me anë të së cilës përcillet shkresa nr. 1081/36 prot., datë 21.5.2021 e nënshkruar nga deputeti Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Thirrje për seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor”.

Në këtë shkresë, veç të tjerave, kërkohet prania e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në seancën dëgjimore në datën 24.5.2021, ora 12:00, para strukturës të emërtuar si “Komisioni Hetimor”.

Ky njoftim, ashtu si gjithë praktika e dërguar deri më tani në adresë të Institucionit të Presidentit të Republikës, është një përpjekje e rradhës e Kuvendit, për të bërë të duket sikur po ndiqet një proces i ligjshëm, ndërkohë që siç dhe Kuvendi është në dijeni, ky proces ka nisur në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit, dhe ligjin.

Para së gjithash, ju bëjmë sërish me dije se, Kuvendi i Shqipërisë e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, duke e mohuar këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht.

Me veprimtarinë e tyre të zhvilluar në shkelje të parashikimeve të detyrueshme për zbatim, Kuvendi e humbi mundësinë e dhënë nga Presidenti i Republikës për të respektuar Kushtetutën, Ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit.

Lidhur me këtë lloj njoftimi të përsëritur nga ana juaj, Presidenti e ka shprehur qartë vullnetin dhe qëndrimin e tij në shkresën me nr. prot. 1651, datë 16.5.2021.

Kjo letër dhe ky vullnet i Presidentit të Republikës ju është përcjellë tashmë dy herë. Së fundmi dhe me shkresën me nr. prot. 1651/3, datë 21.5.2021, dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë në po të njëjtën datë, në orën 14:30.

Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë, vijon me përgatitjen e dosjeve fiktive, përmes njoftimeve të parapërgatitura, me qëllim që të duket sikur po zhvillon një proces që respekton procedurën.

Mjafton këtu vetëm të përmendim faktin se, pa pritur ende përgjigjen e Institucionit të Presidentit të Republikës për shkresën tuaj me nr. prot. 1081/32, datë 18.05.2021, (përgjigjen e së cilës e ka marrë me shkresën nr. prot. 1651/3, datë 21.5.2021, administruar nga Kuvendi në orën 14:30), Kuvendi ka përcjellë përmes shkresës nr. 1081/36 prot, datë 21.05.2021, Kuvendi përsërit të njëjtën kërkesë për të cilën tashmë kishte marrë përgjigje.

Gjithsesi, ju sjellim në vëmendje se, Presidenti i Republikës ka bërë të qartë qëndrimin e tij se, nuk bëhet palë me askënd në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Presidenti i Republikës, ripërsërit edhe një herë thirrjen për reflektim në kohë nga ana e deputetëve të këtij Kuvendi, që veprimtarinë e tyre në kushtet e afrimit dita-ditës të përfundimit  të mandatit, duhet ta ushtrojë vetëm në përputhje me rendin e brendshëm juridik.

Sa më sipër me porosi të Presidentit të Republikës, po jua ridërgojmë edhe një herë bashkëlidhur shkresën me nr. prot. 1651, datë 16.5.2021.

Pas

Çfarë i bëri bashkë? Ish-presidenti Moisiu shfaqet në krah të ish-ministres së Ramës

Para

A do të hiqen masat shtrënguese? Përgjigjet Skënder Brataj, ja çfarë pritet të ndodhë

Para
A do të hiqen masat shtrënguese? Përgjigjet Skënder Brataj, ja çfarë pritet të ndodhë

A do të hiqen masat shtrënguese? Përgjigjet Skënder Brataj, ja çfarë pritet të ndodhë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar