Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur gjatë konferencës që po mban për mediat, në lidhje me deklaratën që bëri kreu demokrat Basha pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur atë “non-grata” në SHBA.
Ai u shpreh se qendrimi i Bashës ishte personal, por edhe një qendrim i Partisë Demokratike. Në lidhje me mosreagimin e Ilir Metës deri në këto momente, Berisha u shpreh se është diçka krejt normale, madje nuk ka nevojë që dikush tjetër të prononcohet për të, pasi këtë gjë mund ta bëjë vetë.
Pyetje: Si e komentoni deklaratën e Bashës pas vendimit?
Berisha: Basha ka shprehur qendrimin e tij, tani unë mendoj se PD do shprehet, një qendrim do e mbajë dhe ai shprehu qendrimin e PD përsa kohë unë jam pjesë e asaj partie.
Pyetje: Nuk është vetëm Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken që ka dhënë deklaratën, por edhe Palmer i ka mëshuar qendrimit të tij, a do ngrini padi ndaj tij?
Berisha: Do ta shqyrtoj qendrimin e tij, por Palmer ka bërë një intervistë, është zyrtar i lartë i SHBA dhe thjesht ka mbrojtur deklaratën e Blnken, nuk ka bërë ndonjë gjë, por do ta shqyrtoj dhe këtë.
Pyetje: Si e shihni faktin që Meta ka zgjedhur heshtjen dhe ende nuk ka reaguar?
Berisha: Unë mendoj se është normale, s’ka asnjë lloj shkaku pse të flasi unë prononcohem vetë siç e shihni.