• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
5 years më parë

Arrestohet në flagrancë Specialisti i Narkotikëve në Durrës, organizonte persona për shpërndarjen e drogës

ngaAurora Sulçe
në Aktualitet
0
Arrestohet në flagrancë Specialisti i Narkotikëve në Durrës, organizonte persona për shpërndarjen e drogës

Arrestohet në flagrancë Specialisti për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit. Shtetasi me inicialet E.S, akuzohet për “Shpërdorim të detyrës“ dhe “Prodhim e shpërndarje të lëndëve narkotike”.

Efektivi kontrollonte trafikun e narkotikëve në Durrës bashkë me disa persona të tjerë, ndërkohë që nga këta persona, ai merrte informacione për të goditur grupet rivale. Ai i organizonte “djemtë” duke i veshur me uniformë policie për të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe më pas i lironin duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.

SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) ka zbardhur skemën se si efektivi vepronte dhe e ka arrestuar në flagrancë, teksa për bashkëpunëtorët e tij, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Durrës-Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës finalizuan me sukses operacionin në funksion të procedimit penal nr. 444, viti 2020, për veprat e “Shpërdorimit të detyrës“ dhe “Prodhim e shpërndarje të lëndëve narkotike”.

Pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësit të Policisë E.S., i cili kryente funksionin e specialistit për narkotikët në Drejtorinë Vendore Policisë Durrës.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës policie dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të Policisë.

Gjithashtu, specialisti i Antidrogës në bashkëpunim me këta shtetas, organizohej duke i veshur me uniforma policie për të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe më pas i lironin duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.

Mbi bazën e rregjistrimit të procedimit penal dhe në perfundim të hetimeve paraprake, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” ndaj shtetasit E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Për bashkëpunëtorët e tij, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Pas

Yuri Kim flet për komunitetin LGBT: Kanë të drejtë të ushtrojnë liritë dhe të drejtat njerëzore

Para

Nënë e 3 fëmijëve, qëllohet me plu mb në kokë, 27-vjeçarja në gjendje të rëndë 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

nga Fast News
14:00 | 27/12/2025
0

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

nga Fast News
13:30 | 27/12/2025
0

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

nga Fast News
13:02 | 27/12/2025
0

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

nga Fast News
12:58 | 27/12/2025
0

Para
Nënë e 3 fëmijëve, qëllohet me plu mb në kokë, 27-vjeçarja në gjendje të rëndë 

Nënë e 3 fëmijëve, qëllohet me plu mb në kokë, 27-vjeçarja në gjendje të rëndë 

Recent News

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

14:00 | 27/12/2025
Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

13:30 | 27/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar