Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër- Malësi e Madhe.
Mësohet se si pasojë e përplasjes së tre automjeteve, kanë ndërruar jetë dy persona.
Njëri prej tyre është 20-vjeçari me emrin Erglis Delaj.
Ngjarja është shënuar në afërsi të fshatit Omaraj.
Policia ka mbërritur në vendgjarje për të hetuar në lidhje me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.