Të paktën 82 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri në një spital ku trajtoheshin pacientë me Covid-19 në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Ndërkohë, më shumë se 100 persona të tjerë u plagosën si pasojë e flakëve në spitalin Ibn Khatib.
Mësohet se shkak i shpërthimit të zjarrit është bërë një rezervuar oksigjeni.
Kreu i Mbrojtjes Civile të Irakut, Gjeneral Kadhim Bohan, u shpreh se zjarri ka shpërthyer në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, në një dysheme “të caktuar për reanimacion pulmonar”.
Më shumë se “30 pacientë ishin në njësinë e kujdesit intensiv”, që ishte rezervuar për rastet më të rënda të koronavirusit në Bagdad.
Ppacientët janë evakuuar të gjithë dhe janë dërguar në spitalet aty pranë.







