Shoqërohet me tensione numërimi i votave në një qendër numërimi në Delvinë.
“Balkanëeb” ka mundur të sigurojë pamje nga KZAZ nr. 89, ku pretendohet se kanë hyrë brenda njerëz me autorizime të rreme.
Ndodhur në këto kushte, numëruesit e Bashkisë Delvinë janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin, gjë që ka ndikuar në ngadalësimin e procesit të numërimit. Diskutimi pa ndalim me tone të larta ka nisur mes komisionerit të KZAZ-së dhe kryetares së bashkisë Delvinë.
Shkak i debateve mes tyre mësohet të jenë bërë zhurmat e krijuara brenda ambjenteve, pasi në qendrën e numërimit ishtë një numër i konsiderueshëm personash. Kryetari i KZAZ-së, Petrit Haniti, thotë se disa prej tyre kanë hyrë me autorizime false. Në videon e mësipërme, ai dëgjohet t’u bërtasë vëzhguesve dhe t’u kërkojë të dalin jashtë.







