• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Vetëm 11 humbje jete nga pandemia- Ja cili është sekreti i Tajvanit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Vetëm 11 humbje jete nga pandemia- Ja cili është sekreti i Tajvanit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Patricia Fitzpatrick

Tajvani është vlerësuar gjerësisht për menaxhimin që i ka bërë pandemisë aktuale, duke pasur një nga normat më të ulëta në botë me C ovid-19 për banor, teksa jeta në ishull është rikthyer gati në normalitet.





Vetëm 11 njerëz kanë vdekur nga C ovid-19 në ishull që kur filloi pandemia, një arritje mbresëlënëse për një vend që nuk kaloi kurrë në ndonjë bllokim. Në fillim të pandemisë, Tajvani u konsiderua një vend me një rrezik të lartë për shkak të afërsisë së tij me Kinën, dhe udhëtimeve të shpeshta midis dy vendeve.

Duke pasur një histori problematike në përballjen me SARS-in në vitin 2003, qeveria tajvaneze veproi këtë herë shumë shpejt për të mbyllur kufijtë e saj. Ajo ngriti një Qendër Qendrore të Komandës për Epideminë që më 20 Janar 2020, për të koordinuar bashkëpunimin ndërmjet ministrive dhe agjencive të ndryshme qeveritare, dhe midis qeverisë dhe bizneseve.

Një studim i ri i botuar në “American Medical Association”, ka ekzaminuar më tej arsyet e këtij suksesi. Autorët e studimit, nga një sërë institutesh shëndetësore dhe spitalesh në Tajvan dhe SHBA, krahasuan efektivitetin e dy llojeve të politikës anti-Covid në muajt e parë të pandemisë:masat e bazuara tek rastet konkrete, dhe në bazë të popullsisë.

Masat e bazuara në raste, përfshijnë zbulimin e njerëzve të infektuar përmes testimit, izolimit të rasteve pozitive, gjurmimin e kontakteve dhe karantinimin 14-ditor të kontakteve të ngushta. Ndërsa masat e bazuara tek popullata, përfshinin politikat e mbajtjes së maskave, higjenën personale dhe distancimin social.

Efektet e këtyre politikave, janë përcaktuar përmes numrit të riprodhimit (numri R), që është një mënyrë për të vlerësuar aftësinë e sëmundjes infektive për t’u përhapur. Ai përfaqëson numrin mesatar të njerëzve tek të cilët ia kalon virusin një person i infektuar.

Një numër R më i madh se 1, do të thotë që virusi do të vazhdojë të përhapet dhe vatrat e reja do të vazhdojnë të shfaqen. Një numër R nën 1 do të thotë që numrat e rasteve do të nisin të zvogëlohen. Autorët mblodhën të dhëna për 158 raste midis 10 janarit dhe 1 qershorit 2020 nga Qendrat Tajvaneze për Kontrollin e Sëmundjeve, dhe të gjitha rastet u konfirmuan nga testi i PCR.

Më pas ata krahasuan rezultatet që gjetën në Tajvan me një R të vlerësuar në normën  2.5, bazuar në numrin e vlerësuar ekuivalent të infektimeve në Kinën fqinje në fillim të shpërthimit të saj të rasteve me C ovid-19.

Studimi zbuloi se vetëm politikat e bazuara tek rastet, si gjurmimi i kontakteve dhe karantinimi, mund ta ulnin numrin R nga 2.5 në 1.53. Karantina ishte ajo që kontribuoi më së shumti në uljen e numrit R.

Ndërkohë ndërhyrjet e bazuara tek rastet nuk mund të parandalojnë në mënyrë thelbësore transmetimin nga një person tek tjetri, por mund të zvogëlojnë transmetimin e mëtejshëm nga ato raste dytësore tek një person i tretë ose i katërt, për sa kohë që kontaktet e ngushta janë në karantinë.

Ndërkohë, politikat e bazuara tek popullsia në përgjithësi, si distancimi social dhe maskat e fytyrës, e zvogëluan R-në nga 2.5 në 1.3. Autorët e studimit, arritën në përfundimin se ishte kombinimi i politikave të bazuara tek rastet dhe popullsia, ajo që ka sjellë suksesin e Tajvanit në frenimin e përhapjes së C ovid-19.

Kombinimi i të dyja qasjeve bëri që R të ishte 0.82 ose edhe 0.62. Gjithashtu, ata zbuluan se ishin të nevojshme politika të forta të bazuara tek popullsia për të arritur kontrollin e virusit, edhe pse numri i infeksioneve në qarkullim ishte i vogël.

Dhe çfarë do të thotë kjo për vendet e tjera? Duke pranuar se të gjitha modelet bëjnë vetëm supozime, dhe kjo analizë nuk bën dallim, ajo vërteton se gama e plotë e masave të shëndetit publik që kemi përdorur në mënyrë mjaft të qëndrueshme në të gjithë botën – me shkallë të ndryshme të kohëzgjatjes dhe ashpërsisë – kanë qenë më se të nevojshme.

Autorët arrijnë gjithashtu në përfundimin se gjurmimi intensiv i kontakteve nuk është i mundur, kur mbingarkohen sistemet e shëndetit publik. Kjo nuk ndodhi kurrë në Tajvan për shkak të suksesit të strategjive të tij. Por kjo gjë ndodhi për shembull në Irlandë në janar të këtij viti, kur përjetoi një valë të tretë shkatërruese të C ovid-19. / “MedicalXpress” – Bota.al

Pas

Të afërm me kandidatin e LSI/ Policia jep detaje nga plagosja e 2 të rinjve në Tiranë, në kërkim autorët

Para

“Ju njohin kush jeni” Rama flet troç për patronazhistët: Më 25 prill do habiteni dhe vetë

Para
“Ju njohin kush jeni” Rama flet troç për patronazhistët: Më 25 prill  do habiteni dhe vetë

“Ju njohin kush jeni” Rama flet troç për patronazhistët: Më 25 prill do habiteni dhe vetë

Të Gjitha

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

nga Fast News
16:25 | 12/06/2025
0

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

nga Fast News
16:21 | 12/06/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
16:18 | 12/06/2025
0

Recent News

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

16:34 | 12/06/2025
Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

16:25 | 12/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar