• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vajza zhgënjehet nga blerja online/ Merr këpucët dhe shkon në Komisariat, dy të rinj merren në pyetje

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Vajza zhgënjehet nga blerja online/ Merr këpucët dhe shkon në Komisariat, dy të rinj merren në pyetje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Sidomos gjatë pandemisë kur fiksimi për të blerë direkt në dyqane iu kufizua, ajo si shumë të tjerë ia mësynë Instagramit, ku mund të porosisje tashmë gjithçka. Produkti i radhës që pëlqeu A.M. ishin një palë këpucë që, siç detajoi ajo më pas në polici, ishin të markës “studio Pollini”.

“Frekuentoja llogarinë Instagram ku një faqe mode ilustron veshje, këpucë dhe çanta. Faqja quhet O…rs, këpucët që më tërhoqën ishin numri 38, material lëkurë viçi me ngjyrë të zezë dhe me vlerë 5500 lekë”, ka thënë e reja në deponimin e siguruara nga Gazeta “Si”.

Mbasi këpucët në fjalë e tunduan, e reja i shkroi menjëherë faqes në privat. Në inbox një person me të cilin ka komunikuar i ka shkruar se të nesërmen këpucët do t’i kishte ku t’i dëshironte ajo.

“Këpucët mbërritën në orarin që i kërkova, m’i solli një djalë me biçikletë. Nuk e pashë aspak produktin në qese, kreva pagesën dhe djali që i solli nuk më dha kupton tatimor, as unë nuk ia kërkova kuponin. Kur u ngjita sipër, i provova këpucët dhe e zhgënjyer konstatova që më binin të vogla”.

E reja tregon pranë zyrës kundër krimit ekonomiko-financiar se i ka shkruar faqes në Instagram duke i parashtruar problematikën e hasur.

“Nga kjo faqe nuk mu kthye asnjë përgjigje. Duke u nisur nga ky fakt dyshova se mos ndoshta nuk gjendeshin online”, ka thënë e reja. Ajo u ka rishkruar shitësve të këpucëve, por ata nuk i janë përgjigjur, derisa në një çast ka vërejtur që e ata që administronin llogarinë në Instagram i kishin bërë “block”.

“Për t’u bindur se diçka po ndodhte, i kërkova një mikeshës time që t’u shkruante sikur po porosiste diçka dhe ata iu përgjigjën”, rrëfen vajza në policinë e Tiranës ku dhe ka kërkuar që të zbulohen personat që i sollën këpucët që nuk i bënin.

E reja e nevrikosur i ka shkruar më pas djalit që i solli këpucët me bicikletë. E ka telefonuar dhe i ka kërkuar shpjegime. Por ai është shfajësuar dhe nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje duke shtuar se nuk ishte ai personi që e posedonte llogarinë e Instagramit.
Vajza, sipas burimeve të Gazetës “Si” i ka kopjuar të gjitha mesazhet në telefon, përpjekjet e saj për të komunikuar me llogarinë në Instagram dhe me këpucët në dorë, ka shkuar në polici.

Policia mbasi ka administruar numrin e telefonit dhe ka kqyrur faqen në Instagram që ilustron veshje të modës, ka kryer veprimet e para hetimore. “Ne zbuluam djalin e biçikletës që quhet A.D. – tha për Gazetën “Si” një agjent i policisë – dhe e thërritëm për ta marrë në pyetje”.

Dëshmia e të riut ishte akoma më interesante. Për shkak të pandemisë rezulton se ai kishte nevojë për para dhe për këtë arsye ai me biçikletë shpërndante ndonjëherë postën.
“Më telefonoi një shoku im që kishte shumë punë dhe më tha ta merrja pakon e ta çoja në adresën në fjalë që gjendet në rrugën “Qamil Guranjaku” pranë Drejtorisë së Higjenës. Mbasi dorëzova pakon, mora paratë dhe ia dorëzova A., shokut tim. Për këtë shërbim mora 200 lekë”, ka thënë djali korrier.

Policia deklaron se më pas është thërritur djali i dytë që i kërkoi ndihmë biçikletistit. Edhe ai kishte nevojë për një pagesë shtesë dhe shërbente ndonjëherë në shkëmbim të 2 mijë lekëve të vjetra.

“Punoj në një call-center. Duke qenë se gjendem në vështirësi financiare hapa një faqe në Instagram si korrier transporti dhe pas punës shpërndaj porosi që dyqanet i operojnë gjatë pandemisë on-line dhe në rrjete sociale”, ka thënë djali i dytë.

Policia bën me dije për Gazetën “Si” se pakot ai i mbante në garazh ku kishte edhe biçikletën dhe i shpërdante sapo linte turnin në call-center. “Këtë shërbim e ofroj dhe për faqen e Instagramit që shet veshje dhe këpucë”, ka deklaruar i riu.
Policia shton se kqyri faqen në Instagram dhe ka vërejtur se aty ofrohen veshje origjinale që nga “Adidas”, “Nike”, “Slippers”, “Timberland” e të tjera. Për këtë arsye mbasi ka kryer të gjitha veprimet policia konfirmon se e ka regjistruar çështjen edhe për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale.

Pas

Plaku shqiptar që ka pasur rreth 300 të dashura: I kam zgjedh femrat si balerina, trupin e mirë

Para

Nuk do ta besoni, shikoni si dukej Ledjana e “Përputhen” para se të bëhej e njohur

Para
Nuk do ta besoni, shikoni si dukej Ledjana e “Përputhen” para se të bëhej e njohur

Nuk do ta besoni, shikoni si dukej Ledjana e “Përputhen” para se të bëhej e njohur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar