Një tjetër incident është shënuar mbrëmjen e sotme në një qendër numërimi në Pallatin e Sportit në Vlorë.
Vëzhguesit dhe numëruesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste janë konfrontuar me njëri-tjetrin. Shkak për këtë është bërë verifikimi i një vote të vetme.
Mësohet se palët kanë pasur pretendime të ndryshme në lidhje me votën, ç’ka ka çuar në përplasjen mes tyre.







