Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë përditësimin më të fundit të orës 09:00 nga numërimi i votave.
Shifrat tregojnë një kryesim të Partisë Socialiste.
Sipas të dhënave, deri më tani ka një ulje të lehtë të PS, dhe një rritje të PD megjithatë e pamjaftueshme për të përmbysur rezultatin.
KQZ bën me dije se kur janë numëruar 1 543 qendra votimi nga 5 199, PS ka marrë 212 014 vota, PD – 164 654 vota, LSI – 2 496 vota, PSD – 8 296 vota.
Në përqindje, PS zbret nga 49.90 % në 49.67 % (krahasuar me përditësimin e mëparshëm të KQZ), PD – rritet nga 38.41 % të votave në 1.94 %38.58 %, LSI rritet nga 7.11 % në 7.13 % dhe PSD rritet nga 1.91 % në 1.94 %.
Partitë e tjera kanë më pak se 1 përqind secila.







