Pak minuta më parë kanë dalë dhe rezultatet zyrtare të votimit në njësinë nr.10 në Tiranë.
Risi e këtyre zgjedhjeve në këtë zonë ishte dhe votimi elektronik, ku kompania që u kujdes për këtë proces e implementoi për herë të parë në Shqipëri.
Duhet të themi se rezultati ishte surprizë për nga koha e nxjerrjes.
Detaji që bie në sy nga tabela e shfaqur për mediat nga KQZ, është se kandidati më i votuar në rradhët e PD është biznesmeni Agron Shehaj.
Edhe pse duket e pabesueshme fillimisht, ai ka arritur të marrë më shumë vota se kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha.
Agron Shehaj ka marrë 525 vota; Lulzim Basha 492 vota dhe ish-kryeministri Berisha 238 vota.
Foto e rezultateve:








