Shqiptarët votojnë sot për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin për 4 vitet e ardhshme. Kjo është hera e dhjetë që zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që nga nisja e pluralizmit në vendin tonë.
Në këtë garë, Partia Socialiste kërkon të marrë një mandat të tretë rresht, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në Shqipëri, ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera të vogla, kërkojnë të bëjnë rotacionin politik dhe të marrin drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme.
Në garë janë futur edhe disa parti të reja, si Nisma Thurje, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje transferohet për herë të parë nga Kosova në Shqipëri, me 3 kandidatë, por që garojnë si të pavarur.