Pas protestës së kontrollorëve të “Albcontrol” ku për pasojë u bllokua dhe trafiku ajror në aeroportin e Rinasit, ka ngritur një shqetësim të madh.
Në lidhje me këtë çështje është pyetur dhe kryeministri Edi Rama nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Teksa poston foto nga turi i tij në Tepelenë, një komentues i shkruan kryeministrit se duhet të ishte në Rinas dhe se shteti ka rënë, ndaj nuk ka kuptim që vazhdon fushatën. Nga ana tjetër Rama i sugjeron të rrijë dhe të shohë.
Komentues: Tani duhet të ishe në Rinas jo në Tepelenë, shteti ka rënë s’ka kuptim që vazhdon fushatën dhe nuk merr masa për këtë që ndodhi, është rënia e shtetit.
Edi Rama:…mos qa hallin e shtetit ti se nuk bie shteti jo! Rri e shiko!