Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Shqipëria gati për të zgjedhur parlamentin e ri, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për votimet e sotme

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Shqipëria gati për të zgjedhur parlamentin e ri, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për votimet e sotme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, që prej orës 07.00 të mëngjesit të sotëm ka nisur votimi për parlamentin e ri të vendit. Në Shqipëri, që prej orës 07.00 të mëngjesit të sotëm ka nisur votimi për parlamentin e ri të vendit. Deri në orën 12.00, sipas të dhënave të pjesshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ka qenë në nivelin e 27.18 përqind, ku bie në sy Tirana, me një pjesëmarrje prej 31.19 përqind.

Në të 5199 qendrat e votimit procesi ka nisur thuajse normalisht, ndërsa janë vënë re problematika që kryesisht lidhen me identifikimin biometrik, procesin që aplikohet për herë të parë në këto zgjedhje. Përmes aparaturave të posaçme, verifikohet karta e identitetit, ndërkohë që votuesi identifikohet edhe përmes shenjave të gishtërinjve. Një proces i cili shmang votimet e dyfishta apo që i njejti person të mund të votojë më shumë se nje herë me karta të ndryshme identiteti, qoftë dhe të falsifikuara.

Për herë të parë në këto zgjedhje do të zbatohet dhe një projekt pilot në një nga zonat e kryeqytetit, për votimin dhe numërimin elektronik.

Shqiptarët votojnë me një sistem proporcional me lista pjesërisht të hapura. Zgjedhësit përveç forcës politike, mund të zgjedhin dhe kandidatin e tyre të preferuar. Sipas parashikimeve ligjore, fillimisht do të numërohen votat për partitë apo koalicionet, dhe më pas fletët do të rinumërohen për të përcaktuar shpërndarjen e votive për kandidatët.

Në këto zgjedhje janë rregjistruar garojnë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Procesi i votimit po ndiqet nga afër, prej 42 vëzhguesve afatgjatë të ODIHR-it, ndërsa 215 të tjerë, pjesëtarë të Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe asaj të Këshillit të Europës, dhe stafe të një numri të madh ambasadash janë shpërndarë në të gjithë vendin.

Mesazhet e politikanëve:

I pari, ndër figurat shtetërore e politike, që ka votuar pak pas hapjes së procesit ka qenë Presidenti Ilir Meta. “Barazinë para ligjit na e garanton vetëm barazia e votes. Çdo qytetar i Shqipërisë, të votojë i lirë e me dinjitet, për alternativën që beson dhe në këto zgjedhje ka mundësi të votojë për kandidatin më të mirë në listën e alternativës që do të zgjedhë. I ftoj të votojnë në alternativën që ato besojnë dhe i ftoj të gjithë që te ajo alternativë që besojnë të zgjedhin kandidatët më të ndershëm, më me integritet dhe më patriotë që do të punojnë për qytetarët e Shqipërisë. Votimi nuk është një e drejtë Kushtetuese, por akt patriotik. E gjithë bota i ka sytë tek Shqipëria vetëm mbarëvajtje e mirë i këtij procesi do të thotë që Evropa do të hapë anëtarësimin. Vota të lira, qytetarët të votojnë atë që kanë në mendje e zemër”, deklaroi zoti Meta.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një mesazh në Facebook. “Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, shkruajti zoti Rama i cili pritet të votojë më vonë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, foli pas votimit, duke u shprehur se “sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë historike, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre, të gjithë ju keni në dorë fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni me votën tuaj, të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, për vendi tuaj dhe për veten tuaj. Sot është dita e Shqipërisë, është dita e demokracisë. Dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot, në praninë e votuesve për herë të parë këtu në lagjen ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe i bëj thirrje çdo djali dhe çdo vajze, çdo burri dhe çdo gruaje. Dilni masivisht dhe votoni! Kjo është dita juaj, është dita e demokracisë, është dita e Shqipërisë”.

Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve “që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre. Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do ti japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës”./VOA

Pas

“Para se të votoja vajta te parku, aty bleva…” Zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit që terrorizoi Tiranën

Para

“Shenjë e keqe për qeverinë” Arian Çani tregon detajin që i bëri përshtypje sot gjatë zgjedhjeve

Para
“Shenjë e keqe për qeverinë” Arian Çani tregon detajin që i bëri përshtypje sot gjatë zgjedhjeve

“Shenjë e keqe për qeverinë” Arian Çani tregon detajin që i bëri përshtypje sot gjatë zgjedhjeve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

nga Fast News
14:55 | 19/03/2026
0

Një ditë pas paralajmërimit të Ramës, rritet me 12 lekë çmimi i naftës në disa pika karburanti

Një ditë pas paralajmërimit të Ramës, rritet me 12 lekë çmimi i naftës në disa pika karburanti

nga Fast News
14:52 | 19/03/2026
0

“Jini të uritur për të mësuar, por edhe të çmendur për t’u argëtuar”

“Jini të uritur për të mësuar, por edhe të çmendur për t’u argëtuar”

nga Fast News
12:00 | 19/03/2026
0

Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36%

Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36%

nga Fast News
11:44 | 19/03/2026
0

Recent News

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

14:55 | 19/03/2026
Një ditë pas paralajmërimit të Ramës, rritet me 12 lekë çmimi i naftës në disa pika karburanti

Një ditë pas paralajmërimit të Ramës, rritet me 12 lekë çmimi i naftës në disa pika karburanti

14:52 | 19/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora