Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mesditë në sheshin “Skënderbej”.
Kujtojmë që një i ri u fut me shpejtësi me automjet duke tentuar të shtypë qytetarët dhe shkaktoi momente paniku e terrori.
Për fat të mirë nuk flitet për persona të lënduar.
Ndërsa agresori është identifikuar si Arben Mema, 32-vjeç banues në Kombinat, i cili u neutralizua nga një qytetar që bëri një veprim heroik.
Menjëherë, kryeministri Edi Rama ka ndarë foton me heroin i cili ndaloi agresorin në sheshin Skënderbej.
Klodian Elqeni është heroi i cili parandaloi sulmin që ndodhi në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë. Bashkë me dajën e tij, Baki Albina, kanë shkuar në selinë e PS-së e cila ndodhet pranë sheshit.








