• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rikthehet normaliteti në Aeroportin “Nënë Tereza”

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Rikthehet normaliteti në Aeroportin “Nënë Tereza”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në Shqipëri, Aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit, “Nënë Tereza”, iu rikthye normalitetit pas dy ditësh bllokimi për shkak të protestës së kontrollorëve ajororë të cilët në bllok deklaruan të mërkurën paftësinë për të punuar. Një grup kontrollorësh turq dhe grekë, u thirrën nga autoritetet për të garantuar vazhdimin e aktivitetit, ndërkohë që u bë e ditur se një pjesë e mirë e kontrollorëve shqiptarë janë rikthyer në punë. Avokati i tyre megjthatë tha sot se nuk kishte ndonjë informacion për situatën e re të krijuar

Pas avionit të Air Albania-s, i cili u ul dje pasdite në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, me një ngarkesë prej 100 mijë vaksinash, sot rinisën normalisht dhe fluturimet e linjave ajrore. Për dy ditë aeroporti mbeti i bllokuar, pasi kontrollorët ajrorë nisën një protestë të paprecedentë, për të kundërshtuar një vendim të prillit të vitit të kaluar të kompanisë Albcontrol për rishikimin e kontratës së punës, duke reduktuar ndjeshëm pagat e tyre mujore.

Ndërsa bisedimet të martën me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku nuk sollën asnjë rezultat, ata deklaruan paaftësinë për të punuar për shkak të stresit financiar. Fillimisht ishin një grup i vogël, të cilët iu bashkua më pas dhe pjesa tjetër.

Në mungesë të një zgjidhjeje të shpejtë, dhe për të zhbllokuar situatën e krijuar, autoritetet kërkuan ndihmën e një sërë strukturave homologe. Që dje në vend mbërritën një grup kontrollorësh turq, të cilët u pasuan sot nga një grup tjetër kontrollorësh grekë.

Ndërkohë, sipas deklarimeve zyrtare, një pjesë e mirë e kontrollorëve shqiptarë duket se janë tërhequr nga vendimi i mëparshëm dhe i janë rikthyer punës. Madje i gjithë aktiviteti i sotëm në kullën e kontrollit, mësohet të jetë kryer nga specialistët shqiptarë.

Shqipëri, vijnë kontrollorë ajrorë turq e grekë, rinisin fluturimet

Nuk ka një të dhënë se sa është numri i atyre që kanë rinisur punën. Edhe avokati i sindikatës së Transportit ajror, Rezart Kthupi, i tha Zërit të Amerikës se nuk kishte informacion për situatën e re. Zoti Kthupi ishte sot gjatë ditës në seancën përgatitore të procesit të hapur prej kontrollorëve në Gjykatën e Tiranës, për vendimin e Albcontrol-it të vitit të shkuar për reduktimin e pagave.

Nesër pritet seanca për tre kontrollorët e ndaluar nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. “Nuk e dimë akoma, se çfarë do të kërkojë prokuroria. Ajo që do të kërkojmë ne është paligjshmëria e masës së arrestit dhe rrëzimi i të gjitha akuzave, pasi e vërteta është se është një akuzë e ngritur për qëllime të ndryshme nga ajo e respektimit të ligjit”, shpjegoi zoti Kthupi.

Sipas procesverbalit të ndalimit, ku citohen dhe komunikime telefonike, të tre kanë “ndikuar te vartësit e tyre, për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën”./ VOA/

Pas

Video/ Duke qarë me ngashërim, publikohen pamjet, momenti kur gruaja e gazetarit që u v ra mbërrin në vendin e krimit

Para

Regjistrohet një tjetër vik timë nga virusi te bluzat e bardha/ Ndërron jetë mjeku i njohur 

Para
Ndahet parakohe nga jeta gjykatësi i njohur shqiptar

Regjistrohet një tjetër vik timë nga virusi te bluzat e bardha/ Ndërron jetë mjeku i njohur 

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar