Si pasojë e reshjeve të dëborës, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Llogara.
Pjesa më problematike është qafa e Llogarasë.
Dëbora ka nisur mbrëmjen e kaluar dhe kjo gjë i ka gjetur shoferët e automjeteve të papërgatitur.
Policia ka zbritur në terren për të normalizuar situatën.
