• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rama: Me PD nuk kemi asnjë vijë të kuqe për bashkëpunim

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Rama: Me PD nuk kemi asnjë vijë të kuqe për bashkëpunim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnjë vijë të kuqe për bashkëpunimin me Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Por nga ana tjetër tha se vetëm me Partinë Demokratike mund të bashkëpunojë sa u përket partive opozitare pasi vetëm atë njeh si opozitë të vendit.





Pjesë nga biseda

Pyetje: Çfarë lloj bashkëpunimi keni pasur në mend ju me PD-në dhe këtë publikisht si e shihni bashkëpunimin me PD-në?

Edi Rama: Unë mendoj dhe besoj shumë fort se duhet të bëjmë një sforco të madhe të gjithë, komplet, por edhe ju, në radhë të parë unë si kryetar i PS-së dhe kryeministër për herë të tretë që ta çojmë debatin politik përtej pandemisë duke u munduar ta lehtësojmë nga e gjithë marrëzia që e karakterizon dhe mundësisht ta balancojmë pak energjinë që konsumohet çdo ditë në skenën e debatit politik për t’u marrë me njëri-tjetrin në kuptimin më banal të fjalës se me njëri-tjetrin do të merremi. Me konflikte me sherre, me ekstreme që nuk prodhojnë asgjë.

Pyetje: Atëherë cila është zgjidhja juaj për këtë? Ju nuk mund t’i thoni PD-së rri urtë se nuk dua të shqetësohem? Çfarë projekti keni dhe çfarë oferte keni?

Edi Rama: Nuk është ideja për ti thënë opozitës rri urtë, sepse opozitat që funksionojnë, sepse kjo opozitë deri më tani ka qenë disfunksionale. Nuk është për t’i thënë rri urtë, por për të hapur një kapitull të ri në politikën shqiptare.

Pyetje: Si? Në ç’formë?

Edi Rama: Me vullnetin e mirë të jo vetëm të kuptuarit teorikisht që nuk jemi armiq, por me vullnetin e mirë për të tejkaluar këtë fazë adoleshence të politikës shqiptare.

Pyetje: A ka një tentativë për ta ftuar në bashkëqeverisje opozitën?

Edi Rama: Çdo bashkëpunim dhe ndërveprim mes forcash politike fillon në radhë të parë në frymë.

Pyetje: Ngriheni ju me 74 mandate për t’i kërkuar PD-së pavarësisht e pranon ajo apo jo që të jetë pjesë e qeverisjes?

Edi Rama: Në qoftë se këtë frymë e ka dhe PD-ja mbi bazën e kësaj fryme palët diskutojnë. Ore ju doni përgjigje direkte. Hajde merre drejtimin e PD-së ti dhe hajde ulemi këtu dhe flasim konkretisht.

Pyetje: PD-ja thotë kam vullnetin e mirë të bashkëpunoj, cili është bashkëpunimi juaj?

Edi Rama: Nuk kam asnjë kufi fare.

Pyetje: Edhe bashkëqeverisje?

Edi Rama: Asnjë kufi. Nuk të jap përgjigje fare se nuk je ti kryetar i opozitës. Kur të bëhesh kryetar i opozitës flasim. Unë të sugjeroj që realisht ta konsiderosh këtë, nuk po bëj shaka.

Pyetje: Edhe bashkëqeverisje?

Edi Rama: Po të them që unë nuk kam kufi, fare.

Pyetje: Për shembull, ajo që thatë, një ribërje e zgjedhjeve lokale?

Rama: Tani do e diskutojmë këtu? Nuk kam asnjë tabu, zero.

Pyetje: Po vija të kuqe keni?

Edi Rama: Asnjë vijë të kuqe.

Pyetje: Jeni përballë opozitës shqiptare dhe thoni…

Edi Rama: Jo përballë opozitës shqiptare, përballë PD-së. Ka një dallim të madh.

Pyetje: Ftesa juaj është për PD-në?

Edi Rama: Unë di opozitë shqiptare PD-në. Nuk kam punë me asnjë tjetër. LSI-ja për mua i përket një kategorie tjetër nuk hyn për këtë që po flasim ne. Unë po flas për opozitën shqiptare.

Pyetje: Nëse PD-ja ju vjen me një letër, jeni të gatshëm t’ia plotësoni?

Edi Rama: Nuk është kjo. Vendoset njëherë në frymë kjo. Nëse është fryma jam dakord dhe pastaj ulemi, fillojmë ndërtojmë parimet e këtij bashkëpunimi, ndërveprimi.

Pyetje: Nuk keni më kushtin që duhet të ndahet nga Berisha dhe Meta?

Edi Rama: Meta është jashtë çdo lloji konfiguracioni dhe me Ilir Metën do merret parlamenti i Shqipërisë. Metën populli e dënoi dhe parlamenti do ta formalizojë.

Pas

Ku e mori vesh Vuçiç? Rama: S’dua të zë be, por nuk e di sa vota kam marrë në Durrës e Vlorë

Para

Albin Kurti u vonua, Vjosa Osmani nuk e përmend fare Ramën: Urime PS

Para
Vjosa Osmani kryeparlamentarja e re e Kosovës, i habit të gjithë me veprimin e saj të parë në zyrë (FOTO)

Albin Kurti u vonua, Vjosa Osmani nuk e përmend fare Ramën: Urime PS

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar