Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ndriçim Jonuzin. Ndërsa për Dorian Troplinin dhe Markel Shtyllën, gjykata vendosi masën arrest shtëpie.
Pas një konflikti të çastit, Ndriçim Jonuzi plagosi me armë zjarri aktivistin e Partisë Demokratik, Bledar Okshtuni. Ky i fundit, u dërgua për mjekim në spitalin e Durrësit, pasi u lëndua në këmbë.
Raportohet se sherri fillimisht ka nisur nga Dorian Troplini dhe Marekl Shtylla. Pas konfliktit fizik, sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armës, nga ana e Jonuzit.
Edhe kampet poltike reaguan në lidhje me këtë ngjarje. Ditën e ngjarjes, kryedemokrati Lulzim Basha u vendos menjëherë në Kavajë, nga ku dënoi aktin. Po ashtu, po të njëjtin veprim bëri edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili edhe ditën e sotme bëri thirrje prokurorisë dhe policisë të hetojnë çështjen.