Nga numërimi i 23 qendrave të votimit në Skrapar, Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 3547 vota, ndërsa 776 Partia Demokratike.
Ndërsa, Lëvizja Socialiste për Integrim ka siguruar 2174 vota.
Nga të dhënat e KZAZ 68 në Skrapar, në zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë, morën pjesë 7057 zgjedhës. Nga ky numër, vota të vlefshme ishin 6630 dhe 472 të pavlefshme.







