Partia Socialiste vijon kryesimin në Dibër. Deri më tani janë numëruar 173 nga 227 qendra votimi.
Referuar të dhënave të KQZ rezulton se Partia Socialiste deri më tani ka marrë 45.7%, e ndjekur nga PD me 44.2%.
Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim deri më tani ka marrë 6.6 % të votave. Ndërsa kandidati i pavarur Elton Debreshi ka marrë vetëm 1%.







