Vijon procesi i numërimit të votave në të gjithë Shqipërinë.
Edhe pse ende rezultati final nuk është shpallur, vihet re një dominim i Partisë Socialiste.
Pas kësaj situate, ka ardhur dhe reagimi i presidentit Ilir Meta.
Ky i fundit u ka drejtuar një thirrje të gjithë numëruesve.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund.”, thekson Kreu i Shtetit.







