• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Presidenca portugeze e BE-së: Shpresojmë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në qershor

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Presidenca portugeze e BE-së: Shpresojmë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në qershor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca portugeze shpreson ende që hapja zyrtare e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të bëhet para fundit të kësaj presidence, në qershor.

Kështu është shprehur Ana Paula Zacarias, sekretare e shtetit të Portugalisë për çështjet europiane pas takimit të ministrave të Bashkimit Europian për çështjet europiane me videokonferencë, të cilët kanë diskutuar edhe për politikën e zgjerimit. Por presidenca portugeze nuk jep garanci që kjo mund të ndodhë brenda qershorit dhe tregohet e kujdesshme mbi këtë pikë, duke artikuluar qartësisht togfjalëshin “nëse është e mundur”.





“Ne e kemi diskutuar procesin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga shtetet anëtare, mund t’ju them, se të gjithë duan që të shohin avancim dhe presidenca ka komunikuar me shtetet kandidatet dhe shtetet anëtare me mbështetjen e Komisionit Europian dhe veçanërisht komisionerit Varhelyi. Ne kemi diskutuar gjithashtu me autoritetet e Bullgarisë. Siç e dini, ka patur një proces zgjedhor në Bullgari, që është zhvilluar së fundmi. Ne jemi në kontakt me të gjitha palët për të parë, nëse mund të arrijmë rezultatin e dëshirueshëm lidhur me mbajtjen e konferencave të para të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë presidencës tonë . Që në janar ne kemi shprehur ambicien tonë për të shprehur qëndrimet e përgjithshme të Bashkimit Europian dhe mbajtjen e konferencave me dy vendet gjatë presidencës tonë nëse është e mundur”, ka thënë Ana Paula Zacarias, sekretare e shtetit të Portugalisë.

Ministrat e çështjeve europiane të Bashkimit Europian janë ndalur te përgatitja e takimit të qershorit, ku pritet të aprovohen tre boshte kryesore lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit.

“Ne shpresojmë që në Këshillin e çështjeve të përgjithshme të muajin qershor të mund të aprovojmë rregulloren për instrumentin e para anëtarësimit IPA III. Shpresojmë që kjo rregullore të mund aprovohet me Parlamentin Europian sa më shpejt të jetë e mundur. Që në janar, ne kemi thënë të njëjtën gjë : « Dëshirojmë aplikimin e metodologjisë të rishikuar të zgjerimit për procesin e anëtarësimit për Malin e Zi dhe Serbinë, përmbushjen e mandatit të dhënë në konkluzionet e Këshillit, si dhe të angazhohemi në këtë proces me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka theksuar Ana Paula Zacarias. /abcnews.al

Pas

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri

Para

E bujshme! Manchester City tërhiqet nga Super League, pas tij pritet edhe Chelsea

Para
E bujshme! Manchester City tërhiqet nga Super League, pas tij pritet edhe Chelsea

E bujshme! Manchester City tërhiqet nga Super League, pas tij pritet edhe Chelsea

Të Gjitha

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

nga Fast News
09:30 | 03/08/2025
0

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

nga Fast News
09:00 | 03/08/2025
0

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

nga Fast News
08:30 | 03/08/2025
0

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

nga Fast News
08:00 | 03/08/2025
0

Recent News

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

09:30 | 03/08/2025
Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

09:00 | 03/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar