25 prilli, kjo ditë zgjedhjesh është vlerësuar seriozisht nga qytetarët shqiptarë. Ndonëse kanë mbetur dhe pak orë nga mbyllja e procesit të votimit, paraditen e sotme është vënë re radhë të gjata votuesisht në shumicën e qendrave të votimit.
Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë raportimin në çdo orë të situatës së pjesëmarrjes dhe duke e krahasuar me vitin 2017 shihet që ka një rritje të konsiderueshme.
Nga të dhënat e pulikuara nga KQZ, deri në orën 15:00, pjesëmarrja e votuesve në të gjithë vendin është 38.08%.








