Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është optimist se pandemia do të marrë fund shpejt.
Nëse vaksinimi vijon me këto ritme, thotë ai, në gjysmën e parë të qershorit do të kemi arritur atë që quhet imuniteti i tufës..
“Ne e kemi kaluar të keqen e kësaj pandemie. Tirana është mbi 65 % niveli i imunizimit, qoftë nga ekspozimi, qoftë nga imunizimi me vaksina, në vendet tjera është më shumë. Nëse vaksinimi vazhdon me këto ritme, besoj fort që gjysma e parë e qershorit do na zërë me imunitetin kolektiv të realizuar.
Kur arrihet një nivel i caktuar imunizimi, mbi 50%, apo 70% që quhet imuniteti i tufës, do të thotë që këta qytetarë janë të imunizuar. Kjo do të thotë që virusi ka shumë më pak shanse të bjeri në kontakt me persona që nuk e kanë kaluar sëmundjen, zvogëlohet shumë qarkullimi i virusit dhe kështu ai kthehet në rezervuarin natyror, sepse dihet që rezervuari natyror i viruseve nuk janë njerëzit, por shpendët apo kafshët”, tha Pipiero për Report Tv.