Përfundon procesi i numërimit të votave në Pustec. Në avantazh është Partia Socialiste.
868 nga votat e numëruara janë për Partinë Socialiste dhe 473 vota për Partinë Demokratike. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim numëron 168 vota dhe Partia Social Demokrate vetëm 13.
“Procesi i numërimit për subjektet zgjedhore ka përfunduar qetësisht. Për shkak të vendimit se personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të karantinohen dhe shumë banorë jetojnë atje, pjesëmarrja ishte më e ulët se herët e tjera. Ndryshe nga herët e tjera, ku pjesëmarrja ishte mbi 2600 votues, këtë vit votuan 1606 votues, nga 4365 në listë“, tregon komisionerja e qendrës së votimit.
Të pavlefshme janë vlerësuar 73 vota.







