Të dhënat më të fundit zyrtare nga KQZ në orën 12:00 nxjerrin në krye Partinë Socialiste.
Deri më tani janë numëruar 1992 qendra votimi nga 5.199 në total.
Konkretisht, PS ka marrë 279 050 vota, Partia Demokratike 219 897 vota, LSI 40 098, PSD 11 333 vota.
Në përqindje, PS zbret në 49.34% të totalit të votave nga 49.47% (krahasuar me përditësimin e orës 11:00 të KQZ).
PD rritet në 38.88 % nga 38.70%.
LSI zbret nga 7.14% në 7.09%.
PSD rritet nga 1.96% në 2.00%.
Partitë e tjera kanë më pak se 1 përqind secila.







