Një tjetër risi në këto zgjedhje parlamentare do të jetë votimi elektronik.
Aktualisht projekti pilot po aplikohet në njësinë 10, ndërsa për herë të parë zgjedhjeve nuk do tu duhet të përdorin fletëve e votimit.
Deri më tani nuk është shfaqur asnjë problem teknik, ndërsa në qendrat e votimit kanë mbërritur votuesit e parë.
Sot në Shqipëri votohet për zgjedhjet parlamentare ndaj në këtë proces me risi janë thirrur të votojnë 3 milionë e 600 mijë shqiptarë për të zgjedhur 140 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.
Në këto zgjedhje garojnë 1841 kandidatë për deputetë, përfaqësues të 12 partive, koalicioneve apo dhe kandidatë të pavarur.
Sipas Kodit të ri zgjedhor Shqipëria ka sistem zgjedhor propocional rajonal ku mandatet dalin nga 12 qarqet. Qarku me numrin më të madh të mandateve për deputetë është Tirana, me 36 të tillë. Gjithashtu këtë vit, qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, përveç partive kanë mundësi të votojnë dhe për kandidatin e preferuar.