• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

PD nuk ndalet/ Kallëzon në SPAK Ramën dhe dy zyrtarët e lartë, ja për çfarë i akuzon

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
PD nuk ndalet/ Kallëzon në SPAK Ramën dhe dy zyrtarët e lartë, ja për çfarë i akuzon
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në lidhje me gjyqin që Shqipëria humbi ndaj ish-pronarit të Agon Channel, Francesco Becchetti.

“Çështja e 110 milionë eurove të humbura në gjyqin me Bechetin për interesin personal të Edi Ramës nuk mund të kalojë vetëm me deklarata politike apo me zemërimin e ligjshëm të qytetarëve. Kush u ka shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. Për këtë arsye, sot dorëzuam në SPAK kallëzimin kundër personave kyç që po detyrojnë shqiptarët të paguajnë 110 milionë euro”, njoftoi përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso.

Në prononcimin jashtë ambienteve të prokurorisë, Kaso tha se personat e paditur janë “Edi Rama, kryeministri në hije Engjëll Agaçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ish Avokatja e shtetit, Alma Hiçka, e shkarkuar së fundmi si gjyqtare për pasuri të pajustifikuar, si dhe ish drejtues dhe aksionerë të Top Channel, që sot mbajnë detyra të larta shtetërore në qeverinë e Edi Ramës”.

“Nga i gjithë shqyrtimi që ne i kemi bërë dosjes së arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria doli e humbur në gjyqin me Bechettin, sepse kështu e kishte përcaktuar Edi Rama. Kryeministri u soll si një bandë mafioze për të sulmuar një biznesmen që i prishte punë, për të ndihmuar një biznes tjetër, me të cilin ndajnë fitimet.

Ky dështim i Edi Ramës është një nga faturat më të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është pjesë e dështimeve 8 vjeçare që kanë varfëruar qytetarët, e kanë bërë biznesin të pasigurt, kanë larguar investimet e huaja, kanë mbyllur vendet e punës, na ka mbajtur larg Europës. Ky është një rast i artë për SPAK, që  t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Është shumë e rëndësishme që për këtë çështje SPAK të hetojë me shpejtësi dhe paanësi”, u shpreh Kaso.

“110 milionë euro janë vetëm një pjesë e faturës së dështimit të Edi Ramës. Edhe 4 vjet të tjera, fatura do të shumëfishihet në kurrizin e fëmijëve tuaj! Ky është një rast i artë edhe për ne si qytetarë, që  të reflektojmë përpara se të votojmë. Të mendojmë se kur Edi Rama na troket në dorë, ta dimë se po na troket dështimi për të tretën herë. Ta dimë se vetëm me një gjyq të humbur për arsye mafioze secili nga ne ka 45 mijë lekë borxh për të paguar. Me Partinë Demokratike në qeveri kjo nuk ka për të ndodhur.

Shqiptarët nuk kanë për të paguar për aferat mafioze dhe korruptive të Edi Ramës, Engjëll Agaçit apo Erion Veliajt. Do të paguajnë ata vetë me pasuritë e tyre. Këtë do ta bëjë të mundur Partia Demokratike në ditët e para pas votëbesimit të 25 Prillit.  Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro. Shqiptarët duan drejtësi dhe me Partinë Demokratike në krye të qeverisë do ta kenë atë! Ky është ndryshimi! Ta bëjmë atë realitet në 25 Prill duke votuar për PD dhe Lulzim Bashën”, e mbylli ai reagimin.

 

Pas

Erdhën që mbrëmë/ Zbulohet nga cili shtet janë kontrollorët e rinj, rruga që ndoqën për të hyrë në Shqipëri

Para

Jeni një prej tyre? Nënat më të mira u përkasin këtyre shenjave të zodiakut

Para
Jeni një prej tyre? Nënat më të mira u përkasin këtyre shenjave të zodiakut

Jeni një prej tyre? Nënat më të mira u përkasin këtyre shenjave të zodiakut

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

nga Fast News
14:27 | 22/09/2025
0

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

nga Fast News
14:16 | 22/09/2025
0

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore

nga Fast News
14:13 | 22/09/2025
0

Nën Alpe me tren, drejt fundit hapja e tunelit më të gjatë hekurudhor në botë

Nën Alpe me tren, drejt fundit hapja e tunelit më të gjatë hekurudhor në botë

nga Fast News
14:09 | 22/09/2025
0

Recent News

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

14:27 | 22/09/2025
Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

14:16 | 22/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar