Një nga qarqet ku Partia Demokratike synonte përmbysje në zgjedhjet parlamentare ka qenë edhe qarku i Elbasanit.
Mirëpo, konflikti i armatosur mes dy palëve që shkaktoi një të vrarë e katër të tjerë të plagosur duket se ka ndikuar në rezultatin final në këtë qark.
Partia Socialiste ka arritur të sigurojë tetë mandate, ndërkohë që PD-ja mori vetëm gjashtë të tilla. Në listën e demokratëve ishte edhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka, e cila ka postuar një poezi të sajën në rrjtetet sociale kushtuar rezultatit të zgjedhjeve.
Më poshtë poezia e saj
Pse je n’trishtim Atdhe?
Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë,
i prenë biletat për në udhëbotë,
e horrat cigaren ma shuajnë në shpinë!