Pak minuta pas kryetares së LSI Monika Kryemadhi, votoi edhe bashkëshorti i saj presidenti Ilir Meta.
Të dy iu drejtuan kutive të votimit 1818 në Tiranë, e cila i përket njësisë administrative nr5, që në orën 7:00 të mëngjesit.
Ndërkohë Kreu i Shtetit i ka drejtuar një apel qytetarëve që të votojnë të lirë dhe me dinjitet për alternativën që ata besojnë.
“Zgjidhni kandidatët më të ndershëm dhe më me integritet që do të punojnë për Shqipërinë europiane. Qytetarët kanë sot punën më të rëndësishme: të votojnë. Sot votimi është akt patriotik.Atdheu sot mbrohet me votë të qytetëruar dhe europiane”, tha Meta.