Vëzhguesi i Partisë Demokratike, Gledis Adri ka goditur një çift bashkëshortësh simptizantë të PS-së në Vashtmi në Korçë.
Çifti Avdolli pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Vashtëmi të bashkisë Maliq, ndodhen në spital per ndihmë mjekësore por janë jashtë rrezikut për jetën.
Burimet te sigurta për Fast Neës Albania thanë se bashkëshortët janë goditur në kokë me mjete të forta nga një vëzhgues që burimet thanë se i përket subjektit të Partisë Demokratike. Të njëjtat burime thanë se ndodhen jashtë rrezikit për jetën. Kjo është ngjarja më e rëndë e regjistruar deri më tani në procesin zgjedhor në juglindje të vendit.








