Kandidati i LSI për deputet në Tiranë Lemi Muçaj preferon që në këto zgjedhje të mbështetet në bestytni.
Sipas tij, ai beson se ka një numër me fat në listën e garës për deputetë në kryeqytet.
Muçaj renditet i 23-ti në listë, ndaj dhe në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh ku renditen disa fakte se sa i veçantë është ky numër.
Ai thotë se numri 23 në kulturën kineze identifikonte mashkullin ideal.
“Nr 23 është nr Fati; Sipas Fesë Islame Muhamedit i ka zbritur Kurani gjatë 23 viteve. Në Kinën e lashtë nr 23 tregonte mashkullin ideal. Gjaku bën qarkullim të plotë tek njeriu për 23 sek. Çdo prind i jep fëmijës nga 23 kromozome, dhe është kromozoni i 23-të ai që përcakton gjininë”, shkruan Lemi Maçaj, duke i habitur të gjithë.
