KZAZ-të në të gjithë vendin kanë numëruar plot 3379 kuti votimi nga 5199 në total, ose mbi 1.3 milion fletë votimi, nga të cilat më shumë se 980 000 janë të vlefshme dhe rreth 53 000 janë shpallur të pavlefshme.
Nga fletët e votimit të cilat janë cilësuar të vlefshme, 479 000 ose 48.86 % janë për Partinë Socialiste;385 000 ose 39.26% janë për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim dhe 67 000 vota ose 6.85% janë për LSI-në.







