Numërimi i votave edhe në qarkun e Gjirokastrës vijon të ecë me ritme të shpejta. Deri më tani rezulton të jenë numëruar mbi 42% e votave.
Partia Socialiste kryeson bindshëm, pasi ka arritur të marrë 55.23% të votave, gati dyfishin e votave që ka marrë Partia Demokratike me 28.40%.
Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim duket larg dy forcave kryesore. Kjo forcë politike, deri më tani ka marrë 13.53% të votave.







