Nuk kanë të ndalur surprizat e zgjedhjeve të 25 prillit.
Bëhet fjalë për disa kandidatë për deputetë, të cilët pas procesit të numërimit kanë rezultuar me 0, 1 ose 2 vota gjithsej në total.
Deri më tani në shifrat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezulton se 93 kandidatë për deputetë kanë 0 vota.
Kjo do të thotë që nuk kanë arritur të votojnë as për vete.
Konkretisht 144 prej tyre rezultojnë se kanë marrë vetëm 1 vote, që me shumë siguri është një votë për veten. Ndërkohë që 137 kandidatë për deputetë kanë fituar 2 vota.
Nga ana tjetër, emrat më të votuar në listat e kandidatëve për deputetët janë emra, me peshë në dy partitë kryesore politike PS dhe PD. Kështu deputeti më i votuar për Kuvendin e ardhshëm ka rezultuar Taulant Balla, i cili ka marrë 21.6042 vota.
Pas tij vjen Erion Braçe, i cili është një nga deputetët më jetëgjatë në Kuvendin e Shqipërisë, me Partinë Socialiste. Pas tij vjen Fatmir Xhafaj, i cili po ashtu theu herësin dhe kalo pragun për të hyrë në Kuvend. I katërti renditet kreu i PD-së Lulzim Basha dhe më pas vjen Belinda Balluku, deputet e Partisë Socialiste.