• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Njerëz të tillë i bëjnë nder kombit” Meta vlerëson heroin Arian Sala me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Njerëz të tillë i bëjnë nder kombit” Meta vlerëson heroin Arian Sala me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka vendosur të vlerësojë me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” heroin Arjan Sala (pas vdekjes), i cili u vetësakrifikua për të shpëtuar jetët e punonjësve dhe kolegëve nga zjarri në një qendër tregtare në periferi të Tiranës.

Kreu i Shtetit i akordoi Arjan Salës dekoratën e lartë me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi e respekti të thellë për heroizmin e pashoq në përmbushjen e detyrës për të shpëtuar jetën e shumë qytetarëve. Për sakrificën dhe vetëflijimin e tij sublim, me të cilat ai hyri në zemrat tona, si shembull i heroizmit dhe humanizmit”.

Në fjalën e tij me këtë rast, Presidenti Meta duke iu drejtuar familjarëve dhe miqve të të ndjerit Arjan Sala, të pranishëm në ceremoninë solemne, u shpreh se njerëz të tillë si Arjan Sala i bëjnë nder kombit. Kreu i Shtetit deklaroi më tej se vepra heroike e Arjanit imponon respektin dhe mirënjohjen e përjetshme të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të atyre që ai u shpëtoi jetën.

Meta theksoi se mbi vetëflijimin e tij, duhet të punojmë që të ndërtojmë, një shtet më të fortë, një shtet më njerëzor, një shtet më të dhimbsur, një shtet më social dhe një shtet më reagues, sidomos në momentet e fatkeqësive.

 

“Një shtet që jo vetëm nuk i braktis njerëzit në nevojë dhe momentet më të vështira, por që është i përgatitur për t’i përballuar këto momente”, u shpreh Presidenti Meta.

foto galeri

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

MESAZHI I PLOTË

“Të dashur familjarë dhe miq të heroit tonë Arjan Sala, të nderuar pjesëmarrës, zonja dhe zotërinj.
Kam detyrimin të organizoj sot këtë ceremoni solemne për t’i akorduar titullin e lartë ‘Dekorata e Artë e Shqiponjës’, Arjan Salës, njeriut tuaj më të dashur, që i tregoi mbarë Shqipërisë shembullin e shkëlqyer të përgjegjshmërisë dhe ndjenjës më të lartë qytetare e humane ndaj detyrës, ndaj kolegëve, por mbi të gjitha të dashurisë për njerëzit.

Ndajmë bashkë me ju familjarët e tij dhimbjen për humbjen e tij të parakohshme, ashtu sikurse jemi krenarë për veprën e tij sublime.
Njëkohësisht jemi të bindur se përmes këtij akti, pavarësisht pasojave tragjike me humbjen e pazëvendësueshme për familjen e tij, Arjani na ka dhënë një shembull të gjithëve, se si duhet të sakrifikojmë dhe se si duhet të tregojmë dashurinë për njëri-tjetrin.

Vepra heroike e Arjanit imponon respektin dhe mirënjohjen e përjetshme të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të atyre që ai u shpëtoi jetën.

Në një kohë kur shoqëria jonë po vuan plagën e rëndë të braktisjes së vendit, sidomos nga të rinjtë, Arjani tregoi se ky vend ka njerëz të mëdhenj, të cilët kanë dhe familje të mrekullueshme, që i kanë edukuar fëmijët e tyre siç kanë edukuar prindërit Arjanin, me dashurinë e pafund për atdheun, për njerëzit dhe me ndjenjën e lartë të detyrës.

Ndaj dhe natyrshëm, mijëra mesazhe solidariteti, dedikime, e ngushëllime nga njerëz të panjohur janë shprehur për të, si një reagim dhe një dhimbje e pamasë njerëzore.

Kemi të gjithë dhimbje dhe trishtim për këtë humbje që nuk duhet të kishte ndodhur. Arjani sakrifikoi jetën e tij në moshën më të bukur, për të shpëtuar kolegët dhe njerëzit në luftë me flakët. Ky është hero i ditëve tona të vështira, është një frymëzim për të ardhmen dhe një mësim për të gjithë egoistët që nuk shikojnë përtej interesave të tyre.

Sot ne nderojmë dhe kujtojmë Arjanin, si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, si shembull i mirësisë dhe vlerave më të larta humane dhe njerëzore.

Mbi vetëflijimin e tij, duhet të punojmë që të ndërtojmë, një shtet më të fortë, një shtet më njerëzor, një shtet më të dhimbsur, një shtet më social dhe një shtet më reagues, sidomos në momentet e fatkeqësive.

Një shtet që jo vetëm nuk i braktis njerëzit në nevojë dhe momentet më të vështira, por që është i përgatitur për t’i përballuar këto momente.

Ky shembull dhe kjo humbje e madhe e njeriut tuaj më të dashur, por dhe e njeriut tonë të paharruar, Arjan Salës, të këtij shqiptari të madh, meriton të jetë gjithmonë i kujtuar si bashkëkombës i ‘Nënë Terezës’.

Sepse ka bërë një akt të jashtëzakonshëm, kur mund të gjente çdo lloj justifikimi.
Jemi këtu edhe për Aronin djalin 4-vjeçar dhe do t’ia themi gjithmonë që të jetë krenar që është Aron Sala, sepse emrin e babit të tij tani e dinë gjithë dhe do ta kujtojnë gjithmonë të gjithë shqiptarët.

Ne babin nk ia kthejmë dot Aronit, por detyrimi ndaj atij personalisht, ndaj bashkëshortes, familjes Sala, e kemi të gjithë.
I dashur Aron, ti nuk ke për t’u ndjerë kurrë jetim në jetë sepse të gjithë do të kujdesemi në çdo moment për ty, duke nisur nga unë i pari.
Por të jesh krenar se falë babait tënd Shqipëria sot mund të kishte disa dhjetëra jetimë të tjerë.

T’i edukojmë fëmijët me dashurinë për njerëzit, me dashurinë për familjen, me dashurinë për atdheun, me dashurinë për Shqipërinë, në mënyrë që vendi ynë të ketë një të ardhme të begatë, ashtu siç e meritojnë të gjithë shqiptarët.

Në mënyrë që Shqipëria të jetë edhe më njerëzore dhe të jetë gjithmonë një vend që ka diell për të gjithë shqiptarët.
I përjetshëm kujtimi i këtij heroi, i cili do të mbahet mend gjithmonë si një hero i vërtetë, si një hero i gjallë me shembullin e tij, vet mohimin e tij dhe mësimin, që na ka dhënë të gjithëve”.

Pas

Vlen miliona dollarë/ Ja çfarë do të ndodhë me pasurinë e princit Filip që u nda nga jeta

Para

“Origjina ime është greke” Përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, rrëfehet Anxhela Peristeri

Para
“Origjina ime është greke” Përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, rrëfehet Anxhela Peristeri

“Origjina ime është greke” Përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, rrëfehet Anxhela Peristeri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar