Një debat i ashpër ka ndodhur mes gazetarit Ilir Babaramo dhe zv.ministrit të Ekonomisë Besart Kadia.
Përplasja u shënua mbrëmë në programin “Open”, në lidhje me protestën e kontrollorëve në Rinas, gjë që solli dhe bllokimin e fluturimeve në aeroport.
Babaramo ka mbështetur protestën duke e cilësuar si presion social, ndërsa Kadia e kundërshtuar.
PJESE NGA DEBATI:
Babaramo: Nga i djathtë i thekur, tani flet në mënyrë pezhorative për pagat e larta
Kadia: Je gazetar do të të bëj 5 pyetje
Babaramo: Jo fare, të mbaroj unë pastaj.
Kadia: Ti sa e ke rrogën?
Babaramo: E kam konfidenciale, bën shumë gabim… Ti ke rrjedhur
Kadia: Pse futesh në debat kot se ti nuk e kupton këtë çështje
Babaramo: Kur e kupton ti? Më ndërpreve ti mua
Kadia: Vazhdo mbaroje.
Babaramo: Kjo që ka ndodhur është shumë e mirë, sepse Shqipëria po shkonte në një shoqëri të mbyllur. Shikohet greva sikur është grusht shteti. Duhet sikur ça po ndodh.