Platforma e njohur e filmave Netflix ka futur Kosovën në listën e shteteve, pas një peticioni të nisur në Kosovë. Vendimi nuk ka kaluar pa vëmendjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili nuk e ka kursyer të bëjë ironi me ngjarjen.
“Sot gjatë gjithë ditës po festoni që Netflixi iu ka futur në listën e shteteve. Netflixi iu futi në listë, për çfarë ju duhen Kombet e Bashkuara, Interpoli. Shikoni filma, godisni topin, gjithçka është në rregull”, shprehet ai.
Presidenti serb, po ashtu i është kundërpërgjigjur edhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me deklaratën e saj se çdo ide që sjell destabilizim, burimin e ka në Beograd. Sipas Vuçiç, askush nuk duhet të ëndërrojë se Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Osmani kritikoi këtë dokument ku parashihej se si do të vihej te marrëveshja Kosovë – Serbi, duke u shprehur se idetë destabilizuese vijnë gjithnjë nga Serbia.
“Kjo paraqitje e ‘non-paperit’ tregon se presioni mbi Serbinë do të jetë gjithnjë e më i madh kur po i afrohemi presioneve finale për arritjen e një marrëveshjeje ose shpalljen e një fajtori”, ka thënë Vuçiç.