Deputeti gjerman dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Europës Andrej Hunko, ndodhet si vëzhgues i zgjedhjeve në Shqipëri.
Ai ka mbërritur si vëzhgues në qendrën e votimit te shkolla “Pjetër Budi”.
Hunko tregon për mediat përshtypjet e tij si vëzhgues.
“Ka qindra vëzhgues në Tiranë dhe në Shqipëri dhe ne do të mbledhim, informacionet e do bëjmë vlerësimin për të ndihmuar në zgjedhje të lira e të ndershme dhe që të pranohen nga të gjitha palët. Unë nuk mund të bëj vlerësim në këto momente se nuk kam shumë informacione,” shprehet Hunko.
Në këtë qendër votimi pati një ndërprerje 10 minuta dhe shkak u bë shkëputja e energjisë elektrike, por po punohet për rregullimin e defektit.







