Numërimi mbrapsht ka nisur dhe nesër nga ora 07:00 deri në orën 19:00, shqiptarët do vendosin se kush do i qeverisë dhe për 4 vite të tjera.
Presidenti Ilir Meta siç është njoftuar, mesa duket do të hapë procesin, pasi pritet të votojë në orën 07:00, në qendrën e votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani” në Tiranë.
Ndërsa kryeminsitri Edi Rama pritet të votojë në Surrel në orën 10:30 mëngjesin e së nesërmes.
Kryebashkiaku Erion Veliaj në orën 9 te Parku Olimpik.
Kryetari i PD, Lulzim Basha do të votojë në orën 09.00 në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.
Ndërsa Sali Berisha në orën 10:00 pranë Liceut artistik, ndërkohë në 8 të mëngjesitv pritet një deklaratë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.